Shkolla e Magjistraturës, me mbështetjen e projektit CEDI të Ambasadës Britanike në Tiranë, më datën 22 janar 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Korniza ligjore për trajtimin e veprave të mashtrimit financiar në Shqipëri. Mashtrimi financiar në pasqyrat financiare dhe përvetësimi i aktiveve/aseteve. Teknikat e zbulimit të mashtrimit”, në Tiranë.
Ky aktivitet trajnues u drejtua nga:
Ekspertë: Elida Kaçkini dhe Bib Ndreca
Lehtësues: Besmira Vishe
Qëllimi i këtij trajnimi është: Forcimi i njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëmarrësve për të kuptuar kornizën ligjore që rregullon veprat e mashtrimit financiar në Shqipëri, për të identifikuar llojet kryesore të mashtrimit financiar në pasqyrat financiare dhe përvetësimin e aktiveve/aseteve, si dhe për të aplikuar teknika dhe metoda praktike të zbulimit dhe hetimit financiar, përmes analizës së rasteve nga praktika gjyqësore.
Ky aktivitet trajnues u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Korniza ligjore: Llojet e mashtrimeve në pasqyrat financiare dhe përvetësimin e aseteve:
- Kuadri ligjor shqiptar për veprat e mashtrimit financiar;
- Dispozitat përkatëse të Kodit Penal dhe elementët përbërës të veprës penale;
- Mashtrimi financiar në pasqyrat financiare: forma kryesore dhe karakteristikat;
- Përvetësimi i aktiveve/aseteve: skema më të zakonshme dhe mekanizmat e realizimit;
- Roli i institucioneve përgjegjëse në parandalimin dhe ndjekjen penale të mashtrimit financiar;
- Përafrimi i koncepteve me BE-në.
- Metodat e hetimit financiar dhe mashtrimit në pasqyrat financiare:
- Parimet bazë të zbulimit të mashtrimit financiar
- Metoda të hetimit financiar;
- Format e mashtrimit financiar; Trekëndëshi i mashtrimit;
- Identifikimi i indikatorëve dhe “red flags” të mashtrimit financiar
- Analiza e pasqyrave financiare dhe dokumentacionit mbështetës
- Mbledhja, analizimi dhe dokumentimi i provave financiare
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.




Shkolla e Magjistraturës